KODIKU I 34-T, I BERATIT
(LITERATURË PATROLOGJIKE)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 25.8 x 16.5 cm.
Grafia: E tipit të mesëm, në ngjyrë kafe të errët dhe të çelët.
Kodiku nuk ka pasur kapakë, kapakët e rij i janë vënë nga arkivistët.
Kodiku ka shkrimet që pasojnë:
Mbi atin tonë Simeon Stilitin; fleta 1-2.
Zbulimi dhe tregimi i atit tonë oshënar Arhip pranë tempullit të manastirit të Arkistrategut
qiellor Mihael, fletët 7-11.
Mbi lindjen e Hyjlindëses, Logos (fjalim, ligjëratë) e muajit shtator, fletët 12-23 verso.
Mbi ngritjen e kryqit, fletët 19 verso deri 23 verso.
Jeta dhe veprimtaria dhe martirizimi i Shën Eustathit (Evstathit) dhe bashkëshortes së tij, e
muajit shtator, fletët 24-32.
Mbi izraelitin që u bë i krishterë, fletët 2-9 verso.
Mbi mishërimin e arianëve, fleta 5 verso.
Nga Shën Gjon Gojarti, kryepeshkop i Kostandinopojës; mbi Theofaninë; fletët 10-12.
Logos nga Amfiloku, kryepeshkop i Ikonisë (Konya?), e muajit shkurt, fletët 10-12.
Mbi fariseun, Logos prej Shën Gjon Gojartit, kryepeshkop i Kostandinopojës, fleta 16 verso
deri 20 verso.
Mbi ardhjen e dytë të zotit tonë Jezu Krisht, mbajtur në ditët e kreshmës, prej Shën Gjon
Gojartit, kryepeshkop i Kostandinopojës.
E Diela e Djathit, tregim nga jeta e Adamit dhe Evës zbuluar Moisiut, fletët 23 verso deri 29
verso.
Mbi Shën Teodorin, fleta 29 verso deri te fleta 34.
Mrekullia e Teodor Stratilatit.
E Diela e Ortodoksisë, fletët 38.
Martirizimi i 40 shenjtorëve në qytetin Sevastopol, fleta 46 verso deri te fleta 51.
Martirizimi i martirit të shenjtë Vlashit në qytetin Sevastopol, fletët 51-55 verso.
Mbi jetën e (një njeriu me emrin) Aleksi, fletët 5-59 verso.
Ungjillëzimi i së mbishenjtës Mari, e muajit mars, fletët 59-64.
Nga Amfiloku, peshkop i Ikonisë (Konya?); mbi Llazarin katërditësh, fletët 64-66.
Nga Epifani i Kipros (Qipros): Logos mbi ditën e dafinës, fletët 65-69.
Nga Evraim (Siriani): mbi shitjen e Josifit (në Misir), fletët 69 verso deri 83.
Nga Shën Gjon Gojarti, kryepeshkop i Kostandinopojës: Logos mbi laviren dhe fariseun, fletët
83-84 verso.
Nga Shën Gjon Gojarti, kryepeshkop i Kostandinopojës: mbi tradhtinë e Judës, fletët 84 verso
deri 85 verso.
Idem: Logos mbi pësimet e zotit tonë Jezu Krisht, fleta 85 verso deri 86 verso.
Nga Epifani, peshkop i Kretës: mbi varrimin e zotit Krisht, fletët 86-87.
Nga Shën Gjon Gojarti: mbi Pashkën dhe Shën Thomain, fletët 87-101.
Idem: mbi ulokun, fletët 101-105.
Nga Evraim Siriani: mbi dhënien me devotshmëri, lutje dhe pendim, fletët 105- 107.
Nga Shën Gjon Gojarti: mbi shërbesën e Jezu Krishtit, fletët 107-109 verso.
Idem: mbi pesëdhjetoren (pendikostinë), fletët 109 verso deri 111.
Porositë e atit tonë Shën Vasilit: mbi gjendjen e meshtarëve dhe të dhjakëve (dhiakonëve),
fletët 111 verso deri 112.
Nga Shën Gjon Gojarti: mbi kreshmën dhe lutjen, fletët 112-113.
Mbi gjetjen e kryqit, fleta113 verso deri fleta 121 verso.
Mbi jetën e atit tonë oshënar Martinit, e muajit prill, fletët 121 verso deri 123 verso.
Mbi atin tonë oshënar jeromonaku Kostandin, e muajit prill, fletët 121 deri 123 verso.
Mrekullia që ndodhi tek një i vdekur, mbajtur i pavarrosur, fletët 123 verso deri 124.
Mbi një djalë që është plagosur, fletët 123-124 verso.
Mrekullia mbi shiun, fletët 124 verso deri 125 verso.
Shkurt mbi jetën e Efrosinit, fletët 127-128 verso.
Nga etërit e shenjtë: zgjedhja e shkrimeve të shenjta, dobia e atyre që lexojnë këto shkrime,
fletët 128 verso deri 129 verso.
Martirizimi i dëshmorit të madh Shën Gjergj, e muajit prill e maj, fletët 129 verso deri 133.
As fletët, as kalendari, nuk janë të vijueshëm dhe të renditur.
Dëmtimet: Fletët 33-34 verso përmbajnë një pjesë (teksti) pa fillimin. Kjo pjesë bën fjalë mbi
profet Ilian, nga Dhjata e Vjetër. Logosi i atit tonë Shën Gjon Gojarti mbi gratë e këqija, që
gjendet në fletët 37 dhe 38, është dëmtuar, sepse në këtë pjesë pergameni është nxirë
pjesërisht prej një lloj lëngu të derdhur mbi të, aq sa mezi lexohen fjalët. Kurse fleta 38,
përveç nxirjes, që i ka bërë të palexueshëm shumë rreshta, ka dhe një pjesë të madhe të
grisur. Ka shumë fletë që janë zhdukur, gjë që konstatohet nga mospërfundimi i tekstit. Prej
fletës 39 deri në fletën 45 gjendet teksti me luftën e kryeengjëllit Mihael me të ligun, por fletët
e para mungojnë. Për këto nuk dimë nëse kanë qenë. Ky tekst mbaron me fletën 45 verso,
që është fleta e fundit e tij.

 

* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve

 

[cite]