Kryqëzata
Kryqëzata u quajtën fushatat luftarake të kristianëve të Evropës Perëndimore drejt Lindjes për çlirimin dhe mbrojtjen e Vendeve të Shenjta dhe veçanërisht të Varrit të Tërëshenjtë. Me bekimin e papës së Romës kryqëzatat morën karakterin e një lufte të shenjtë kundër armiqve të pabesë të krishtërimit, por në fakt ato u kthyen në luftë kundër atyre të krishterëve, të cilët nuk i nështroheshin papës. Vendet e Shenjta dhe Varri i Tërëshenjtë u pushtuan nga Selxhukët, të cilët i mundën bizantinët në betejën e Maxhikejt në vitin 1071. Pushtimi i Jeruzalemit nga myslimanët pati jehonë të madhe në Evropën Perëndimore pasi pelegrinët nuk mund të vizitonin pa rreziqe Vendet e Shenjta.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)