Kryqi
(latinisht Crux) Kryqi Njëri prej simboleve të para të krishtera që e përfaqëson sekretin e fesë së krishterë, vuajtjen dhe vdekjen, nëpërmes kryqëzimit të Jιzu Krishtit. Krishti ka qenë kryqëzuar siç na informojnë ungjilltarët. Romakët e përdornin kryqin për të ekzekutuar kriminelët. I dënuari duhej që ta mbante mbi shpatulla pjesën horizontale të kryqit deri në vendin që do të ekzekutohej. Kur mbërrinin atje, ushtarët e gozhdonin mbi traun vertikal, i cili gjendej përtokë dhe me anën e litarëve ngrinin kryqin. Kur kryqi ngrihej lart i gozhdonin edhe këmbët në të. Mësimdhënia e kryqit përbën thelbin e besimit kristian. Shenja e kryqit si simbol i shpëtimit zinte vendin e parë nga të gjitha simbolet kristiane. Ishte pikërisht Kryqi, i cili nga simbol i poshtërimit dhe i dënimit u bë simboli i fitores dhe i ngadhënjimit të dashurisë mbi vdekjen. Flijimi i Krishtit në kryq i fali botës shpëtimin e çlirimin, harenë e lavdinë, ngjalljen dhe përjetësinë. Në këtë mënyrë Kryqi i Golgotës bëhet simboli i përjetshëm i përdëllimit hyjnor.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)