LËNDËT PLASTIKE


LËNDËT PLASTIKE
✤ Lëndë sintetike (rrëshira polimerike), të eilave mund t’u jepen forma të ndryshme duke i ngrohur e nën trysni dhe që i ruajnë ato pas ftohjes. Veç rrëshirave polimerike mund të përmhajnë lëndë mbushëse, plastifikuese, stabilizuese, pigmente ngjyruese etj.

Ndahen në: lëndë termoplastike, që nga nxehtësia mund të shkrihen e të derdhen në forma të ftohta disa herë me radhë duke i ruajtur vetitë e tyre (kloruri i polivinilit, polietileni, polipropileni, polistiroli, poliamidi etj.); lëndë termoredktive, që nga nxehtësia shkrihen, ngjeshen në forma të nxehta dhe nga ngrohja e mëtejshme nuk rikthehen në gjendjen e parë (fenoplastet, aminoplastet etj.). L.P. janë elektro e termoizoluese, të qëndrueshme ndaj agjentëve kimike, të lehta e me veti të mira fizike e mekanike. Përdoren në ind. elektrike, kiriiike, tekstile, në bujqësi, për prodhimin e artikujVë të përdorimit të gjerë e ambalazheve etj. Në Shqipëri prodhohet rrëshirë e klorurit të polivinilit. Ind. e L.P. (shih) përpunon edhe polietilen, polistirol, polipropilen, poliamid, poliester, rrëshirë fenol-formaldehide (për bakelit) etj.

(S.Ga.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëndët Plastike


[cite]