LONGARI
✤ Sundimtari i parë dardan që njjhet me emër. Jetoi në çerekun e fundit të shek. III p.e.r. Gjatë sundimit të tij mbretëria e dardanëve (shih) u forcua shumë, dhe u bëri ballë gjithë sulmeve të mbretërve bashkëkohës maqedonë: Demetrit II,
Antigon Dozonit dhe Filipit V, që synonin të zgjeronin kufijtë V të shtetit maqedon në viset dardane. Luftën kundër maqedonëve e vazhdoi edhe i biri i L., Batoja i eili më 200 p.e.r. mori pjesë, bashkë me Pleuratin në një koalicion antimaqedonas. (S.A.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Longari
[cite]