LËRIMI
✤ Punim që i hëhet tokës duke e kthyer shtresën e sipërme, për shkriftimin dhe përzierjen e saj, që të jetë e përshtatshme për mbjelljen e farës, për rritjen dhe zhvillimin e mirë të bimëve. Mjetet për L. e tokës gjatë shekujve janë ndryshuar e përmirësuar duke filluar nga vegla e dorës në formë kthetre, e kohëve primitive, në parmendën e drunjtë që tërhiqej nga kafshët e që ka vazhduar deri vonë dhe deri te makinat e sotme. Parmenda (shih) e lëron tokën eekët (5-10 cm), prandaj në shek.XVIII filloi të përdorej plugu prej hekuri që e lëron tokën më thellë (10-15 cm), dhe së fur/di plugu i tërhequr me traktor arrin në thellësi më të mëdha (20-25 cm). Në fillim të shek.XX me futjen e traktorit në bujqësi, u ndërtuan edhe plugjet e mëdha me një e më shumë korpuse si dhe plugjet për qilizmë.
Në tokat e pjerrëta të Shqipërisë, ku nuk mund të futet traktori, L. i tokës sot bëhet me plugje të zakonshme ose me plugje veshkthyes, që tërhiqen nga kafshë pune, kurse në tokat e sheshta L. i tokës bëhet me plug të tërhequr me traktor. Në plugun e varur në traktor janë të vendosura 2,3 dhe 4 korpuse, kurse në atë me tërheqje 5 korpuse. Për L. më të thella (40-45 cm) përdoren plugjet e mëdha me dy korpuse, që tërhiqen nga traktorë 70-80 kf për L. qilizmë përdoren plugje me një plor. Frezat përdoren për L. e ngastrave të vogla të fidanishteve e sidomos të serrave. Janë makina për punime sipërfaqësore, presin, thërmojnë, shkriftojnë dhe nivelojnë tokën e pluguar, duke krijuar shtrat të mirë për mbjellje (freza hujqësore) ose shkriftojnë, presin e copëtojnë tokën, shkatërrojnë e nxjerrin në sipërfaqe barërat e këqija dhe njëkohësisht sipas nevojës bëjnë plehërimin plotësues gjatë punimit midis rreshtave të gjerë të kulturave të arave (freza prashitëse-plehëruese). Ato përdoren për punime edhe në vreshtari e pemëtari.
(O.K.—L.Pr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lërimi