LËVIZJA KOMUNISTE SHQIPTARE PARA FORMIMIT TË PKSH


LËVIZJA KOMUNISTE SHQIPTARE PARA FORMIMIT TË PKSH
✤ Idetë komuniste në Shqipëri filluan të përhapen nën ndikimin e Revolucionit Socialist të Tetorit (shih). Lëvizja e organizuar komuniste filloi në vitin 1929, me formimin e Grupit Komunist të Korçës (shih). Kjo lëvizje erdhi vazhdimisht duke u zgjeruar. Në vitin 1934 u krijua organizata e parë komuniste në Shkodër (shih G.K. i Shkodrës) dhe më 1940 doli si fraksion i G.K. të Korçës dhe u krijua më vete G.K. i «Të rinjve» (shih).

Përpjekje për të organizuar lëvizjen komuniste shqiptare u bënë edhe jashtë vendit. Pas dështimit të Revolucionit Demokratik Borgjez të 1924-ës, një grup emigrantësh demokratë-revolucionarë shqiptarë formuan në Vjenë organizatën demokratike me emrin «Komiteti Nacional Revolucionar» (ICONARE) (shih). Ndërsa disa të rinj revolucionarë shkuan në Bashkimin Sovjetik, dhe atje në gusht 1928 formuan një grup komunistësh shqiptarë. Detyra kryesore e grupit ishte të punonte për përhapjen e ideve komuniste dhe për ihemelimin e partisë komuniste shqiptare. Grupi krijoi menjëherë në «Komitetin e Çlirimit Nacional» (kështu u quajt KONARE-ja pas prillit 1927) fraksionin e vet komunist, i cili u përpoq të ruante frymën revolucionare të organizatës dhe të organit të saj «Liria Kombëtare» (shih). Më 1930 komunistët e parë shqiptarë vijnë nga Bashkimi Sovjetik në Shqipëri dhe lidhen këtu me lëvizjen e masave, që sapo kishte filluar të dilte në dukje në Korçë dhe mbajnë lidhje me Kominternin. Ndër komunistët që u kthyen në Atdhe u dallua Ali Kelmendi (shih).

(N.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëvizja Komuniste Shqiptare Para Formimit Të Pksh


[cite]