LËNDËT LARËSE
✤ Përzierje produktesh kimike të ndryshme, që kanë aftësi larëse, pastruese e zbardhuese dhe që përdoren kryesisht në ind. tekstile e në jetën e përditshme. L. L., sidomos në trajtë pluhurash, përgatiten në ndërmarrjet kimike. Përveç përbërësit aktiv kryesor të këtyre përzierjeve (një lëndë organike sintetike e tipit alkilarilsulfonat dhe që merr pjesë në përzierje në masën rreth 15%) nga përbërësit e tjerë, që shërbejnë për tretjen e lyrave, për zhvillimin e shkumës, për zbardhje etj., soda kaustike e ndonjë tjetër, prodhohen në vend. Punohet për të prodhuar në vend edhe alkilarilsulfonatin. Përdorimi familjar i L.L. ka shkuar duke u rritur dhe ka zëvendësuar në një përqindje të madhe sapunin.
(M.Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lëndët Larëse
[cite]