L’INDËPENDANCE ALBANAISE


L’INDËPENDANCE ALBANAISE
✤ («Pavarësia shqiptare», 1915). Revistë e përdyjavshme. U hotua në Sofje e Bukuresht, kryesisht frëngjisht e pjesërisht anglisht. Numri i parë doli më 15.2.1915, i fundit më 20.7.1916. E drejtonte K.P.Luarasi në Sofje (deri më 25.12.1915). Trajtoi probleme politike, kryesisht të lidhura me ngjarjet historike të zhvilluara në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë e deri nga fillimi i Luftës I Botërore, goditi qëndrimin armiqësor të tri monarkive fqinje të Serbisë, Greqisë e Italisë ndaj shtetit të porsaformuar shqiptar. Por mori në mbrojtje regjimin antipopullor të kryesuar nga V.Vidi dhe, Kryengritjen fshatare të Shqipërisë së Mesme drejtuar edhe kundër tij, e paraqiti si të nxitur nga forca të jashtme. Revista botoi edhe mjaft materiale dokumentare të kohës.

(M.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – L’Indëpendance Albanaise


[cite]