L’ALBANESE D’ITALIA


L’ALBANESE D’ITALIA
✤ («Shqiptari i Italisë*, 1848). Gazetë politike, shoqërore e letrare në gjuhën italiane, pjesërisht edhe arhërisht. Numri i parë doli më 23,8.1848 në Napoli, vijoi 27 nr. me ndërprerje deri më 3.6.1848. E drejtonte Jeronim De Rada (shih). Njihet si e para gazetë në historinë e shtypit shqiptar. Veç artikujve dhe lajmeve mbi ngjarje të ndryshme politike të kohës në Itali e në Evropë, u botuan arbërisht pjesë nga poema e A.Santorit «Vallja e garesë së madhe» dhe nga poema e De Radës «Këngët e SerafinaTopisë». Parashtroi kërkesën për njohjen e të drejtave të arbëreshëve për gjuhën dhe shkollën shqipe.

(A.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – L’Albanese D’Italia


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "L’ALBANESE D’ITALIA" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/l%ce%b3coalbanese-d%ce%b3coitalia