La Vulgata Vulgata:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Emër i dytë i Biblës:“La Vulgata”. Titulli i Biblës në përkthimin latin të Shën Jeronimit. U quajt “Vulgata”, herë-herë edhe “Vulgata e re”, për dallim nga “Vetus latina” – shkrimet më të hershme ungjillore në këtë gjuhë, përkthimet para Jeronimit. U njoh me këtë emër që nga shekulli i 5-të, për të treguar shkrime të shenjta të kuptueshme për popullin. “Vulgata” u bë tekst autoritativ dhe i papërkthyeshëm në gjuhët e kombeve të Perëndimit deri në epokën e Rilindjes Europiane dhe të Reformës. Përkthimi i parë në gjuhët kombëtare të popujve europianë u bë në këtë epokë, prej Martin Luterit. Në shqip përkthimi i shkrimeve të shenjta fillon me “formulën e pagëzimit” (1462), që gjendet në një kodik prej afro 30 fletësh të Pal Engjëllit, kryeipeshkv i Durrësit.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]