LAJMËTARËT PARTIZANË
✤ Luftëtarë të reparteve të Ushtrisë NÇSH, që kryenin shërbimin e ndërlidhjes. Çdo komandë (shtab) i reparteve të Ushtrisë NÇSH mbante pranë vetes një numër të caktuar lajmëtarësh posaçërisht për t’u ndërIidhur me komandën eprore, me komandat e një shkalle dhe me ato vartëse. Lajmëtarët zgjidheshin zakonisht nga luftë^ tarët më të vendosur, trima, të zgjuar, të aftë fizikisht dhe që e njihnin mirë vendin. Ata çonin urdhra me shkrim ‘nga një komandë (shtab) në tjetrën dhe në raste urgjente, jepnin informata dhe dërgonin urdhra me gojë, sipas udhëzimeve të dhëna nga komandat (shtabet) e tyre.
(I.P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lajmëtarët Partizanë
[cite]