
LAJMËTARI
✤ (1911). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare. Doli më 1911 në Sofje, vijoi deri në nr. 51 më 1912. E drejtonte Kristo Luarasi me redaktor M.S.Gurrën. Ishte me drejtim përparimtar, ndoqi të njëjtin program si gazeta Liri e Shqipërisë (shih). (Z.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lajmëtari
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "LAJMËTARI" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/lajm%c3%abtari