LAKO NIKOLLA


LAKO NIKOLLA
✤ (1891-1962). Botanist dhe një ndër studiuesit e parë të florës shqiptare. Lindi në Korçë. Ka drejtuar për një kohë të gjatë sektorin shkencor të botanikës në Muzeun e Shkencave të Natyrës (shih), dha ndihmesë për ngritjen e Herbarit Kombëtar (shih), për studimin e bimëve spontanq* m% rëndësi ekonomike, për mbledhjen dhe saktësimin e emrave popullorë të llojeve bimore etj. Ka botuar një varg studimesh për florën e Shqipërisë, bimët ngjyruese, përhapjen gjeografike dhe densitetin e llojeve me rëndësi ekonomike etj.

(Xh.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lako Nikolla


[cite]