LAZE MAFUZ


LAZE MAFUZ
✤ (1999-1985). Një nga organizatorët e parë të lëvizjes punëtore shqiptare. Lindi në Vlorë. Që në moshë të re hyri punëtor në minierën e serës të Selenicës. Më 1929 mërgoi në Francë ku punoi deri më 1934. Atje u përfshi në veprimtarinë e Komitetit të Çlirimit Nacional (shih). Më 1931 u pranua anëtar i Partisë Komuniste Franceze. Në maj 1934 erdhi në Shqipëri me porosi të komunistëve shqiptarë në mërgim për organizimin e punëtorëve në Kuçovë (sot Qyteti Stalin). Me nismën e tij u formua atje më 1935 Shoqëria «Puna» e naftëtarëve (shih). Mori pjesë në organizimin e drejtimin e grevës së përgjithshme të naftëtarëve të 11 shkurtit kundër kapitalistëve italianë dhe u përndoq nga qeveria zogiste. Pas pushtimit të Shqipërisë, u hodh në Luftën ANÇ dhe më 1943 hyri në radhët e PKSH. Kongresi Antifashist i Përmetit (maj 1944) e zgjodhi anëtar të Këshillit ANÇ. Pas Çlirimit ka dhënë ndihmesë për krijimin e Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë dhe ka kryer gjithashtu detyra partie e shtetërore.

(V.Kt)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Laze Mafuz


[cite]