LELAJ ZIGUR


LELAJ ZIGUR
✤ (1890-1920). Luftëtar i shquar i Luftës së Vlorës të 1920 (shih), Hero i Popullit. Lindi në fshatin Bashaj (Smokthinë) të rrethit të Vlorës në një familje me tradita atdhetare. ‘Më 1914 luftoi kundër bandave të shovinistëve grekë, në përpjekje me të cilët plagoset. Mori pjesë në mbledhjen e Mesaplikut më 20 mars 1920. Në Luftën e Vlorës caktohet komandant i çetës së Bashajt, të cilën e udhëhoqi me guximdhe në bashkëveprim me forca të tjera kryengritëse, sulmoi garnizionin italian në Kotë, ku dhe u vra. Emrin e tij e mori çeta partizane e fshatit gjatë Luftës ANÇ. Është përjetësuar në këngë nga populli i krahinës së Vlorës.

(P.R.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lelaj Zigur


[cite]