LENIASI
✤ Fshat në rrethin e Gramshit (L), në shpatin P të malit të Lenies. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Grabova e sipërme, Grabova e poshtme, Kuratë, Bicaj, popullsia gjithsej 3200 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë, ruhen gërmadhat e një kalaje mesjetare të shek. XIV. Më parë njihej me emrin Shënepremte. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Në dhjetor 1942 u krye aksioni për shkatërrimin e postës së karabinierisë italiane dhe janë zhvilluar disa beteja të ashpra gjatë operacionit të dimrit 1943-44. U çlirua në korrik 1944. L. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e patates. Rriten të imëtat dhe gjedhët. L. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Leniasi
[cite]