LETËRSIA SATIRIKE


LETËRSIA SATIRIKE
✤ Lloj i veçantë i krijimtarisë letrare, në të cilën vihen në lojë anët negative të jetës. Veprat e para satirike në letërsinë shqiptare u shfaqën në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek.XIX. H.Z.Kamberi në një varg vjershash të tij («Paraja», «Trahani» etj.) goditi shthurjen e shoqërisë së kohës, ku ligjin e bënte paraja. Traditën e bejtexhinjve në shek.XIX e vijoi Z.Bastari.

Në fund të shek.XIX dhe në fillim të shek. XX lidhur me forcimin e luftës së patriotëve shqiptarë kundër elementëve oportunistë në radhët e lëvizjes kombëtare, satira mori hov. Autori që e lëvroi më shumë satirën është A.Z. Çajupi (komedia «Pas vdekjes® dhe pamfleti «KIub’i Selanikut» etj.). Çajupi shkroi edhe krijime ku përqeshi mentalitetin konservator dhe doket prapanike («14 vjeç dhëndër», «Fshati im» etj). Në vitet 20-30 shkrimtarët përparimtarë hartuan një varg krijimesh satirike, në të cilat u çorën maskën përfaqësuesve të pushtetit antipopullor dhe forcave reaksionare, goditën shfaqjet negative të realitetit politik e shoqëror të kohës (vjershat «Kënga e Salep Sulltanit», «Marshi i Barabajt» të F.S. Nolit, skicat e N, Bulkës, vjershat e K.Cepës etj.). Vepër e njohur humoristike e kohës është «Hanko Halla* e A.Asllanit.

Në letërsinë shqiptare të realizmit socialist një vend të mirë zë edhe satira, e cila i jep dorë forcimit të rendit socialist, duke goditur shfaqjet e huaja dhe dukuritë negative në jetë dhe në ndërgjegjen e njerëzve. Luftën kundër mbeturinave të moralit feudal e mikroborgjez, kundër traditave e zakoneve prapanike, demaskimi i koncepteve dhe i shijeve borgjeze e revizioniste, fshikullimi i të metave dhe dukurive negative që pengojnë ecjen përpara të shoqërisë socialiste, formojnë problematikën kryesore të veprave satirike. Ndër veprat e para dhe më të shquara satirike është poema «Epopeja e Ballit Kombëtar» e Sh.Musarajt. Në vitet e para të pasçlirimit dhe, sidomos në dhjetëvjeçarët që pasuan, u duk një numër përherë e më i madh penash, që bënë një punë të frytlhme për pasurimin e. krijimtarisë satirike. Një pjesë e tyre janë aktivizuar rreth revistës «Hosteni», që luan rol të ndjeshëm për botimin e veprave satirike. Vend të rëndësishëm në këtë fushë të letërsisë sonë zënë krijimet satirike në vargje si fejtoni, vjersha e shkurtër, epitafi, poema etj. Ndër autorëi që dhanë ndihmën në zhviilimin e këtyre llojeve janë N.Bulka, S.Çomora, D.Bubani etj. të cilët trajtuan tema të mprehta politike e shoqërore, fshikulluan burokratizmin, konformizmin, indiferentizmin, zakonet prapanike, politikën agresive të fuqive imperialiste etj. Kjo tematikë u trajtua edhe në skicat, tregimet dhe përshkrimet me karakter satirik ose humoristik (D.Agolli, M.Kallamata, T.Miloti etj.). Bashkë me vjershën dhe prozën e shkurtër, është lëvruar edhe komedia, e cila zuri një vend të mirë në zhvillimin e L.S. Shenjë e hovit të kësaj letërsie është lindja e romanit satirik. Në këtë lloj janë për t’u përmendur «Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo» i D.Agollit, «Nën hijen e dordolecëve» i M.Kallamatës etj. Me zhvillimin e estradës u lëvruan edhe llojet e vogla satirike skenike, si kupleti, parodia etj.

(R.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Letërsia Satirike


[cite]