LIBRAZHDI
✤ Qytet në luginën e mesme të Shkumbinit, pranë bashkimit me Rrapunin, qendër e rrethit të Librazhdit. Popullsia 3379 banorë. Vendbanimi i lashtë ishte një stacion në rrugën Egnatia e njihej me emrin Libaros. Deri para Çlirimit mbeti një vendbanim i vogël. Më 1929, në afërsi të tij punëtorët e ndërtimit të rrugës Elbasan-Korçë u hodhën në grevë kundër shoqërisë italiane «Ragazzi», që ishte sipërmarrëse e kësaj rruge. U çlirua më 10.11.1944.
L. pas Çlirimit u shndërrua në një qendër me rëndësi dhe u shpall si qytet më 1958. Është zhvilluar kryesisht ind. ushqimore dhe e lehtë (fabrika e konservave dhe e pijeve, përpunimi i drarit) dhe ushtrojnë veprimtari SMT-ja, NR, Ndërmarrja pyjore, Ndërmarrja e ujërave etj. L. ka shkollë të mesme të bashkuar, shkollë 8-vjeçare, degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit, bibliotekë, Shtëpinë e Kulturës. Zhvillon veprimtari ansambli amator «Çermenika»., bërthama shkencore. Ka spital, poliklinikë,. klinikë stomatologjike, shtëpi lindjeje, qendrën epidemiologjike. L. ka muze historik, muze etnografik të rrethit, muze ushtarak, Galerinë e Arteve Figurative, kinema. Qyteti i ri është zhvilluar edhe nga ana urbanistike. Qyteti ka qendrën e tij, shëtitore, unazë, rrugë me lulishte e mjedise të gjelbëruara. L. është nyjë e rëndësishme e komunikacionit automobilistik e hekurudhor.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Librazhdi