LIBRAZHD-KATUNDI


LIBRAZHD-KATUNDI
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit (L). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Dorëzit (shih). Përmendet si fshat që më 1467. Në V, në malin e Shapkës, është zhvilluar një përpjekje e Skënderbeut me osmanët. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Banorët e përkrahën Luftën ANÇ. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1967. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Dorëzit. Ka sharrë uji, shkollë 8-vjeçare, vatër. kulture, ambulancë-konsultore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Librazhd-Katundi


[cite]