LIDHJA E SHKRIMTARËVE DHE E ARTISTËVE TË SHQIPËRISË


LIDHJA E SHKRIMTARËVE DHE E ARTISTËVE TË SHQIPËRISË
✤ Organizatë shoqërore që bashkon krijuesit e fushave të ndryshme: shkrimtarë, punonjës të arteve figurative, kompozitorë si edhe këngëtarë, regjisorë e aktorë. Në veprimtarinë e saj Lidhja udhëhiqet nga ideologjia dhe estetika marksiste-leniniste, nga dokumentet e PPSH dhe mësimet e sh. Enver Hoxha. Qëllimi i saj është bashkimi i të gjitha forcave krijuese mbi bazën e metodës së realizmit socialist për t’i shërbyer çështjes së popullit e të revolucionit, frymëzimi dhe edukimi ideologjik e profesional i krijuesve, sigurimi i kushteve për të njohur jetën e masave punonjëse dhe për punë krijuese. Këto si dhe detyrat dhe të drejtat e anëtarëve janë përcaktuar në statutin e L. së Sh. dhe A. të Sh.

Në fillim të tetorit 1945 u themelua Lidhja e Shkrimtarëve, e para organizatë e këtij lioji në Shqipëri. Në të hynë krijuesit që pranuan platformën e pushtetit popullor dhe vunë talentin e tyre në shërbim të ndërtimit të shoqërisë socialiste. Në fillim kishte 70 anëtarë, duke përfshirë edhe gazetarë e gjuhëtarë dhe një seksion të letrarëve të rinj. Që në hapat e saj të parë zhvilloi një luftë të ashpër kundër koncepteve reaksionare dhe idealiste të letrarëve antipopullorë dhe kundër qëndrimit oportunist nclaj tyre. Në tetor 1949 u mbajt Konferenca III, e cila iuajti rol të rëndësishëm për zhvillimin në rrugë të drejtë të krijimtarisë letrare. Ngjarje e rëndësishme ishte themelimi në vitin 1949 i Lidhjes së Artistëve, që përfshinte piktorë, skulptorë dhe kompozitorë. Më 1957 u mbajt Kongresi I, ku të dy organizatat u bashkuan në një organizatë të vetme me emrin e sotëm. Kongresi vuri në dukje përparimet e mëdha të arritura dhe shtroi detyrat për një pasqyrim më të plotë të jetës socialiste, për ruajtjen e pastërtisë ideore të letërsisë dhe për zotërimin më të mirë të mjeshtërisë artistike.

Organi më i lartë i Lidhjes është kongresi, ku përcaktohen drejtimet kryesore të krijimtarisë letrare-artistike. Midis dy kongreseve veprimtarinë e udhëheq Komiteti Drejtues, i cili në mbledhjet e tij (plenumet) trajton problemei e zhvillimit letrar dhe artistik. Drejtimin operativ të punëve e bën Kryesia e saj. Në Lidhje bëjnë pjesë anëtarë dhe kandidatë për anëtarë. Pranë saj veprojnë disa komisione: i poezisë, i prozës. i dramaturgjisë, letërsisë për fëmijë, kritikës letrare, muzikës dhe arteve figurative. Në gjithë rrethet e vendit janë ngritur degë të L. së Sh. dhe A. të Sh., të cilat bashkojnë krijues të fushave të ndryshme. Format e punës së saj me krijuesit janë diskutimet për veprat letrare-artistike, ekspozitat e arteve fxgurative, festivalet muzikore etj. si dhe konferenca e talenteve të reja, që mblidhet herë pas here. Lidhja ka organet e veta letrare, gazetën «Drita», revistën «Nëntori», dhe, për të bërë të njohur jashtë vendit veprat më të mira të letërsisë shqiptare, revistën në gjuhën franceze «Lettres albanaises». L. e Sh. dhe A. të Sh. mban lidhje miqësore me organizata dhe shkrimtarë përparimtarë e revolucionarë nga vende të ndryshme.

(D.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lidhja E Shkrimtarëve Dhe E Artistëve Të Shqipërisë


[cite]