LIGJET E PËRGJITHSHME TË REVOLUCIONIT SOCIALIST E TË NDËRTIMIT TË SOCIALIZMIT
✤ Ligjet shoqërore të domosdoshme për t’u zbatuar nga çdo vend që kryen revolucionin socialist dhe hyn në rrugën e ndërtimit të socializmit. Të tilla janë: krijimi i partisë marksiste-leniniste të klasës punëtore dhe udhëheqja e pandarë e saj për kryerjen e revolucionit proletar dhe ndërtimin e soeializmit; sigurimi i rolit udhëheqës të klasës punëtore me partinë e saj në krye; krijimi dhe forcimi i pareshtur i aleaneës së klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse dhe me punonjësit e tjerë nën udhëheqjen e klasës punëtore; përmbysja e pushtetit politik të borgjezisë dhe vendosja e forcimi i pareshtur i diktaturës së proletariatit; shkatërrimi nga themelet i aparatit shtetëror borgjez dhe zëvendësimi i tij me aparatin shtetëror proletar; vënia e politikës proletare në plan të parë dhe mbështetja në forcat e veta; zhdukja e pronës private dhe vendosja e pronës shoqërore socialiste mbi mjetet e prodhimit, zhvillimi i planifikuar i ekonomisë; industrializimi socialist i vendit; kolektivizimi socialist i bujqësisë; thellimi i pandërprerë i revolucionit socialist në të gjitha fushat; zhvillimi i luftës së klasave në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare; mbrojtja e pavarësisë së atdheut dhe e fitoreve të revolucionit socialist; solidariteti, përkrahja e ndihma reciprokendërmjet vendeve socialiste e ndërmjet popujve mbi bazën e internacionalizmit proletar. Mospërfillja ose shtrembërimi i cilitdo prej këtyre ligjeve të çon në revizionizëm,në rivendosjen e kapitalizmit, siç ndodhi në BS dhe • në vendet e tjera ish-socialiste. Këto ligje shfaqen e veprojnë sipas kushteve konkrete historike ‘të çdo vendi, prandaj duhet të zbatohen në mënyrë krijuese. PPSH ka mbrojtur në teori dhe ka zbatuar në praktikë ligjet e përgjithshme të revolucionit e të ndërtimit të socializmit. Kjo ka siguruar zhvillimin me vazhdimësi të revolucionit dhe të ndërtimit socialist të vendit, i ka prerë rrugën depërtimit të revizionizmit në RPS të Shqipërisë.
(A.Fe.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ligjet E Përgjithshme Të Revolucionit Socialist E Të Ndërtimit Të Socializmit
[cite]