LIQENET E PRESPËS


LIQENET E PRESPËS
✤ Liqene me prejardhje tektoniko-karstike, ndër më kryesorët në pellgun ujëmbledhës të rrjetit hidrografik të Shqipërisë, që shtrihen në JL të vendit në kufi me Jugosllavinë e, Greqinë. Përbëhen nga Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël, me sipërfaqe të përgjithshme të pasqyrës së ujit 329 km2 (Prespa e Madhe 285 km2 dhe Prespa e Vogël 44 km2) nga e eila 49.5 km2 ndodhen brenda territorit shtetëror të RPS të Shqipërisë. Prespa e Madhe ka gjatësi dhe gjerësi maksimale përkatësisht 26.3 km dhe 20.6 km, ndërsa Prespa e Vogël 10.6 dhe 6.6 km. Janë liqene malore me thellësi relativisht të mëdha deri në 54 m dhe me vëllim ujërash afro 5.2 miliardë m3. Brigjet janë pjesërisht shkëmbore, e të larta (89 km) dhe pjesërisht të ulëta (72 km), me plazhe ranore. Në L. e Prespës së Madhe derdhen disa përrenj dhe nuk ka emisar sipërfsqësor. Ujerat e tepërta shkarkohen në rrugë nëntokësore nëpërmjet të çarave, zgavrave dhe shpellave karstike. Në rrugë nëntokësore shkarkohen ujëra, kryesisht në liqenin e Ohrit, i cili ndodhet 157 m më poshtë, si dhe në fushën e Devollit ku ato shpërthejnë në burimet e Zvezdës. Ujërat e liq. të Prespës së Madhe janë shumë të tejdukshme (rreth 20 m), me ngjyrë të kaltër në blu. Në muajt e verës, temp. e tyre arrin deri 24°C, ndërsa nëmuajt e dimrit zbret deri në 0.4CC. Në L. e P. është i zhvilluar peshkimi. Në Prespën e Vogël ka pelikanë.

(N. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liqenet E Prespës


[cite]