LIQENI I SHKODRËS


LIQENI I SHKODRËS
✤ (Lacus Labeatus). Liqeni më i madh i Shqipërisë dhe i Gadishullit Ballkanik. Shtrihet në skajin VP të Shqipërisë, në kufi me Jugosllavinë, ka sipërfaqe më të vogël 368 km2 (149 km2 brenda kufijve shtetërorë të RPSSH), gjatësi 48 km, gjerësi 26 km, thellësi 7-10 m (më e madhja 44 m). Është liqen tektonik-karstik në lartësinë mesatare 4.5 m, me fund nën nivelin e detit (kriptodepresion) dhe zbrazet në detin Adriatik nëpërmjet Bunës (shih), që është edhe i vetmi emisar i tij. Ka sipërfaqe të pellgut ujëmhledhës 5179 km! dhe vëllim mesatar të ujërave 2.6 miliardë m Afluenti kryesor i tij është 1. Moraça, që derdhet në skajin VP. Në territorin e Shqipërisë derdhen disa përrenj si Përroi i Thatë, i Vrakës, i Rrjollit etj., që kanë ujë në periudhën e lagësht të vitit. Derdhet edhe burimi i madh nëntokësor Syri i Sheganit e disa burime të tjera. Gjatësia e përgjithshme e brigjeve është 150 km, në P janë të larta e shkëmbore, ndërsa në L e V të ulëta, shpesh moçalore. Pellgu ujëmbledhës i L. të Sh. është i ndërtuar nga shkëmbinj të karstëzuar, bien reshje të shumta (mesatarisht 2170 mm) dhe prurja mesatare shumëvjeçare e ujërave që derdhen në të është 335 m3/sek. Për shkak të aftësisë së vogël shkarkuese të Bunës, niveli i L. të Sh. gjatë periudhës shumëvjeçare pëson lëkundje të mëdha (nga 4.39 m deri 9.40 m mbi nivelin e detit). Për pasojë edhe sipërfaqja e pasqyrës së ujërave të liqenit ndryshon ne kufij të gjerë nga 368 deri në më shumë se 542 km2. Lëkundjet e mëdha të nivelit shkaktojnë në periudhën e lagësht të vitit përmbytjen e siperfaqeve të mëdha, sidomos në brigjef e ulëta L e VP të tij. Rol të madh për rregullimin e regjimit ujor luajnë edhe HEC «Drita e Partisë», HEC i Vaut të Dejës, HEC «Enver Hoxha», si dhe HEC e tjerë që do të ndërtohen mbi Drin të cilët zvogëlojnë vëllimin e plotave dhe grumbullimin e lëndëve të ngurta. Në brigjet JL shtrihet qyteti i Shkodrës, ndërsa në JP të L. të Sh. ndodhet qendra e rëndësishme klimaterike e Shirokës (shih) Ujërat e L. të Sh. shfrytëzohen për peshkim (krap, kubël, qefull, ngjalë, gjucë etj) dhe për ujitje. (N. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liqeni I Shkodrës


[cite]