LIRI E SHQIPËRISË


LIRI E SHQIPËRISË
✤ (1911). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare në gjuhën shqipe, pjesërisht edhe greqisht e frëngjisht. Numri i parë doli më 10.3.1911 në Sofje vijoi me ndërprerje 100 nr. deri më 1915. E drejtonte Kristo Luarasi (shih). Ishte një nga organet përparimtare të kohës, demaskoi politikën imperialiste të Fuqive të mëdha dhe të shteteve shoviniste fqinje; luftoi për bashkimin e gjithë popullit shqiptar në një shtet të vetëm demokratik.

(Z. H.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Liri E Shqipërisë


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "LIRI E SHQIPËRISË" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/liri-e-shqip%c3%abris%c3%ab