LISI
✤ Fshat në rrethin e Matit, në L të qytetit të Burrelit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Zenisht (shih). Emri i L. dëshmohet në shek. VI. Në shek. XV dhe XVII përmendet si qendër peshkopale. Deri më 1922 L. ishte qendra e krahinës së Matit. Më 1912 këtu u ngrit flamuri i shpalljes së pavarësisë për krahinën dhe po këtë vit u hap shkolla e parë shqipe në Mat. Banorët morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ, këtu u themelua celula e parë e PKSH (6.6.1942). L. u çlirua në korrik 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957 dhe bën pjesë në koop. e bashkuar «8 Nëntori» Zenisht. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave dhe rritja e bagëtive të imëta. L. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Më 14.10.1976 ra në krye të detyrës mësuesi Ilia Nikolla Qiqi (shih).

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lisi


[cite]