LIS-PATROSI
✤ Fshat në rrethin e Durrësit, në VL të Kavajës. Bën pjesë në fshatin evbashkuar Helmas (shih). Është vendbanim i lashtë, siç dëshmohet nga mbetjet e një fortifikimi ilir të shek. IV-II p.e.r. Në dokumentet e shkruara të shek. XV përmenden dy lagjet e sotme Lis e Patros me emrat Ilias e Petros. Ruhen rrënojat e manastirit të Petros, i shek. XV. L-P. ka qenë i njohur për punimin e vajit, të lirit e të gjineshtrës, dhe për folklorin e pasur. Banorët e fshatit kanë marrë pjesë në Kryengritjen fshatare të Shqipërisë së mesme. Gjatë Luftës ANÇ ka qenë bazë e rëndësishme e partizanëve të Grupit të Pezës. Janë bërë disa luftime. Më 10.1.1944 u zhvillua një betejë e ashpër ku ra Heroi i Popullit Kajo Karafili (shih). U çlirua më 14.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Bën pjesë në koop. e bashkuar të I-Ielmasit. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës. L-P. ka shkollë të ciklit të ulët, vatër kulture, muze, ambulancë; njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lis-Patrosi
[cite]