LIVADHJA
✤ (Hoxhë). Fshat në rrethin e Sarandës (J), në rrugën automobilistike Sarandë-Konispol. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Kodër, Llazat, Kalcat, Pandelejmon, Vagalat, Sopik, Lefter Talo (shih), Kulluricë, popullsia gjithsej 4740 banorë. Koop. bujqësore u ngrit më 22.12.1952 kurse më 1966 u krijua koop. e bashkuar «Lefter Talo» me qendër në L. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës e perimet. L. ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, spital, farmaci, pika të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Livadhja
[cite]