LIVI TIT


LIVI TIT
✤ (Titus Livius, 59 p.e.r. -17 e.r.). Historiani më i rëndësishëm i kohës së Augustit. Autori i Historisë së Romës nga themelimi i qytetit («Ab urba condita») prej 142 librash. Janë ruajtur vetëm 35 prej tyre për ngjarjet nga kohët më të vjetra deri më 293 p.e.r. dhe për periudhën 218-168 p.e.r. Përmbajtja e librave të tjerë njihet vetëm nga përmbledhjet e shkurtra të autorëve të mëvonshëm. Në veprën e L. ka të dhëna për fushatat e Aleksandër Molosit e të Pirros në Itali. Për luftërat ilire-romake plotëson në shumë drejtime atë çka mungon ose ka humbur nga Polibi (shih).

(S. I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Livi Tit


[cite]