LOJËRAT POPULLORE
✤ Lojëra tradicionale për zhvillimin e shkathtësisë e të mprehtësisë dhe forcimin fizik, që pjesërisht kanë natyrën e një gare,të një argëtimi dhe të një shfaqjeje. Në Shqipëri kanë traditë të lashtë. Në kohën e Skënderbeut përfshiheshin në përgatitjen luftarake të të,rinjye, Sjatë Luftës ANÇ ishin mjete të kalitjes fizike dhe të argëtimit për partizanët.. Pas Çlirimit u mhlodhën, u studiuan dhe janë përfshirë në programet e shkollave e të kolektivaye fizkulturore dhe. bëjnë pjesë në festat sportiye e spartakiadat. Festivali I kombëtar i L. P. u bë më 1971 në dy zona: Peshkopi e Lushnjë, më 1981 u bë Festivali IV në Shkodër. Përveo argëtimit në kohë të lirë, raste për L. P. ishin kuvendet, festat popullore e familjare. Llojet kryesore të tyre dallohen sipas moshave. Burrat gjuanin në shenjë, bënin mundje, vrapime me kuaj etj. Fëmijët kishin lojëra me vrapime e kërcime (ta lashë, kukafshehtas, pëllëmbët etj;) ‘ose me sende të përshtatura për lojë (guraeokthi, einglash,doçesh, petash, litarthi etj.). Vajzat & gratë kishin disa lojëra të veçanta, nganjëherë • edhe në trajtën e valleve e të shoqëruara me ■ këngë. Disa . ishin të kufizuara si■pas krahinave, por shumica e L. P. janë mbarëshqiptare, sibrezahypthi ose kalaja dibrançe, loja kapuçash ose filxhanash, kolovajza, kush e merr shaminë ‘ etj. Repertori i tyre ka ndryshuar historikisht, por një pjesë kanë jetë shumë të gjatë. Studimi i L. P. ka interes si pjesë përbërëse e khhurës popullore, ndërsa emërtimet kanë -inferes. . për , gjuhësinë.
(D. L.-Xh. Ll.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lojërat Popullore
[cite]