LOKJA MRIKË
✤ (1930-1948)., Veprimtare e shquar shoqërore,j luftëtare, e. vendosur. për emancipimin e gruas dhe përhapjen e së resë, Heroinë e Popullit. Lindi në fshatin Zajs të rrethit të Mirditës në një familje të varfër fshatare. Familja u shpërngul në Laç dhe shtëpia u bë bazë e Luftës ANÇ, kjo ndikoi në brumosjen e saj. Pas Çlirimit u bë veprimtare e dalluar e organizatës së rinisë në rrethin e Mirditës. Shkoi disa herëvullnetare në ndërtimin e hekurudhës së parë të vendit Durrës-Peqin (1947). Anëtare e PKSH në pranverën e 1947-ës. Për aftësitë dhe meritat e saj u caktua përgjegjëse e gruas të rrethit të Mirditës (1948). Luftoi me vendosmëri e optimizëm revolucionar për edukimin e gruas mirditore me frymën e mësimeve të Partisë, për emancipimin e saj dhe kundër zakoneve prapanike, kanunit e fesë duke përbuzur kërcënimet e armiqve. U vra nga diversantët pas torturash çnjerëzore, më 27.5.1948. Heroizmit të saj i kushtohet Opera e parë shqiptare «Mrika», vepër e P. Jakovës. Busti i M. L. është vendosur në qytetin e Rrëshenit.
(I. L.-R. P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lokja Mrikë
[cite]