LUARASI SKËNDER
✤ (1908-1976). Inxhinier arkitekt e projektues i shquar. Lindi në Selanik. Shkollën e mesme dhe të lartë e kreu në Austri (Grac). Më 1936 u kthye në atdhe dhe punoi si inxhinier arkitekt. Pas Çlirimit ka punuar në Ministrinë e Ndërtimit, në ISUP dhe ISP Nr. 1. Ka dhënë ndihmesë të çmuar në rindërtimin e qyteteve që u shkatërruan nga pushtuesit nazifashistë. Krijimtaria e tij shumëvjeçare është e lidhur ngushtë me historinë e arkitekturës sonë të periudhës së socializmit dhe shquhet për shtrirjen e gjerë në të gjithë tipologjinë e ndërtimeve, për lidhjen organike të anës funksionale, tekniko-ekonomike e estetike, ndër veprat e projektuara prej tij janë spitali dhe hoteli në Gjirokastër, hotelet .turistike në Durrës, ndërtesa banimi në Tiranë, Durrës, shtëpitë e pushimit në Dajt, Dhërmi e Vlorë etj. (J. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Luarasi Skënder
[cite]