LUFTËTARI KOMBËTAR
✤ Skulpturë monumentalë në bronz, vepër e O. Paskalit (shih), e vendosur në Korçë më 1932. Është vepra e parë e kësaj gjinie e ngritur në vendin tonë, një nga krijimet __më të njohura të autorit. Statujë e hedhur e një luftëtari popullor me veshje karakteristike kombëtare dhe armë në dorë, me qëndrim , krenar, jep përfytyrimin tipik të trimave shqiptarë që luftuan për liri e pavarësi. E përshkuar nga një frymë romantike. ka trajtim plastik realist, silueta shprehëse, modelim të lëvizur me kontraste të dritë-hijeve. Para Çlirimit, vendi ku është ngritur, ka qenë pikënisje e shumë veprimtarive patriotike.
(F.Hu.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Luftëtari Kombëtar
[cite]