LUFTA E DRASHOVICËS


LUFTA E DRASHOVICËS
✤ (15.9.-4.10.1943). Beteja e parë ballore e Ushtrisë NÇSH dhe e forcave vullnetare territoriale kundër pushtuesve gjermanë. U zhvillua nën drejtimin e komitetit qarkor të PKSH për Vlorën dhe të Shtabit të Zonës I Operative në zbatim të direktivës së KQ të PKSH të 10 shtatorit 1943. Morën pjesë forcat partizane e vullnetare territoriale të qarkut të Vlorës. Një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin me sukses të luftimeve luajti shoku Hysni Kapo, që në krye të shtabit operativ drejtoi e udhëhoqi veprimet luftarake. Komiteti qarkor i PKSH për Vlorën dhe Shtabi i Zonës I Operative morën vendim të sulmohej garnizoni i fortë gjerman që ishte vendosur në fushën e Drashovicës e të Mavrovës, të çliroheshin 6000 ushtarët e oficerët italianë të çarmatosur nga gjermanët dhe të mbyllur në kampin e përqendrimit të Mavrovës, dhe të merrej ose, në pamundësi, të shkatërrohej materiali luftarak i armikut. Sulmi filloi në orën l00 të datës 15 shtator, pasi u bë një përgatitje e shkurtër artilerie. B P «Ismail Qemali (shih) e «Halim Xhelo» (shih) sulmuan forcat armike në rajonin e fortifikuar të kazermave te Ura e Drashovicës, ndërsa batalionet vullnetare territoriale sulmuan forcat armike në fushën e Mavrovës. Në mëngjes, forcat armike ishin afër asgjësimit të plotë, por atyre u erdhën në ndihmë rreth dy batalione të shoqëruara me mjete të blinduara nga drejtimi i Vlorës dhe më pas një forcë tjetër nga Tepelena, të cilat mundën të bashkoheshin me forcat armike që luftonin në rrethim. Duke ndier rrezikun e një sulmi të ri, natën e 15-16 shtatorit, komanda gjermane, pasi tërhoqi me mjete të blinduara forcat që i kishin shpëtuar asgjësimit dhe u vuri zjarrin gjithë depove me municion e material në fushën e Mavrovës, i vendosi forcat në rajonin e fortifikuar tek ura, në fshatin e vjetër të Drashovicës dhe në Sherishfcë. Pas dy ditë luftimesh të ashpra, forcat partizane e detyruan armikun të tërhiqej nga kjo vijë dhe të zinte pozieione mbrojtjeje rreth 5-6 km larg qytetit të Vlorës. Forcat partizane e vullnetare, pasi thyen disa kundërsulme të armikut, u përforcuan në vijën Qafa e Zallit deri në pjerrësitë perëndimore të malit të Shashicës, për t’u përgatitur për një sulm venaimtar mbi forcat armike. Komanda gjermane, pasi mori përforcime të reja, me 3-4 tetor filloi operacionin «Eliot». Për 2-3 ditë forcat partizane zhvilluan luftime të ashpra për të thyer operacionin armik. Përballë forcave të shumta armike shtabi operativ urdhëroi tërheqjen e forcave partizane në malet e Çikës, për t’i shpëtuar rrethimit, si dhe kthimin e forcave vullnetare territoriale në rajonet e tyre. Në këto luftime, që zgjatën mbi 20 ditë, armiku pati mbi 200 te vrarë e robër, përveç të plagosurve. Nga forcat partizane e territoriale ranë në fushën e luftës 20 partizanë dhe mbi 50 u plagosën, midis tyre edhe shoku Hysni Kapo. 15 shtatori festohet nga populli i rrethit të Vlorës si një nga datat më të shënuara të Luftës NÇ në këtë rreth.

(B. I.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Drashovicës


[cite]