LUFTA E DYTË BOTËRORE


LUFTA E DYTË BOTËRORE
✤ (1939-1945). Luftë që u përgatit nga forcat e imperializmit dhe të reaksionit botëror dhe u shpërthye nga shtetet më agresive: Gjermania naziste, Italia fashiste dhe Japonia imperialiste për rindarjen e botës. Filloi si luftë midis dy koalicioneve të shteteve imperialiste (Anglia, Franca, SHBA nga njëra anë dhe Gjermania naziste, Italia fashiste dhe Japonia imperialiste nga ana tjetër), por më vonë me hyrjen. në luftë të BS dhe me luftën çlirimtare në vendet e pushtuara mori karakter të drejtë antifashist. Filloi më 1 shtator 1939 me agresionin nazist kundër Polonisë, në përgjigje të të eilit Britania e Madhe dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë. Në vitet 1939-1941, Gjermania naziste dhe Italia fashiste pushtuan një sërë vendesh të Evropës perëndimore, të Ballkanit dhe më 22 qershor 1941 Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik. Në L. e D, B. përkrah vendeve të Koalicionit antifashist, të kryesuar nga B. S. dhe popujve që luftonin kundër fashizmit, mori pjesë me të gjitha forcat edhe populli shqiptar. Lufta ANÇ e popullit shqiptar (shih) u organizua dhe u udhëhoq nga PKSH. Populli shqiptar përqafoi plotësisht dhe në mënyrë të vendosur vijën e saj të luftës pa kompromis «pa dallim feje, krahine dhe ideje». Me themelimin e Ushtrisë NÇ (shih), më 10 korrik 1943, lufta e armatosur e popullit tonë hyri në fazën e kryengritjes së përgjithshme të armatosur. Lufta e popullit shqiptar kundër fashizmit u njoh nga qeveritë e BS, të Anglisë dhe SHBA në dhjetorin e vitit 1942 me anën e deklaratave të posaçme zyrtare që bënë për këtë çështje. Populli shqiptar dha një kontribut të çmuar në L. e D. B. Ushtria NÇ e popullit shqiptar arriti deri në 70 mijë veta, ndër ta 6000 gra e vajza. Ajo gozhdoi në Shqipëri forca të mëdha të Ushtrisë fashiste italiane (deri më 100 mijë veta), dhe më pas të ushtrisë naziste gjermane (në fund të luftës deri në 70 mijë veta). Në luftimet e përgjakshme armiku la në Shqipëri 53.639 të vrarë, të plagosur dhe robër, 100 tanke e autoblinda të dëmtuara, 1934 kamionë të shkatërruar ose të kapur, 1334 topa dhe mortaja. Nga ana tjetër, ai i shkaktoi popullit shqiptar dëme të mëdha materiale dhe në njerëz (shih: Dëmet e luftës II botërore). L. e D. B. përfundoi me fitoren e koalicionit antifashist dhe të popujve të shtypur. Me radhë kapitulluan Italia fashiste (8 shtator 1943), Gjermania nazis.te (9 maj 1945), Japonia militariste (2 shtator 1945). Populli shqiptar çliroi definitivisht atdheun e tij duke u mbështetur në forcat e veta, Fitorja kundër fashizmit në Shqipëri shpuri në krijimin e RP të Shqipërisë dhe të të gjitha mundësive për ndërtimin socialist të vendit.

(Xh. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Dytë Botërore


[cite]