LUFTA E GËZIQIT


LUFTA E GËZIQIT
✤ (21-26.10.1944). Beteja kryesore për thyerjen e kundërgoditjeve gjermane gjatë Mësymjes së D II S. për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut (shih). Nga pala gjermane mori pjesë një regjiment i D 181 prej rreth 3000 vetash, i përforcuar me artileri e mjete të blinduara, ndërsa nga forcat partizane Br. VII S dhe Br. XXII S. Nga data 21-25 gjërmanët sulmuan disa herë me qëllim që të shpërthenin mbrojtjen e Gëziqit, për të rimarrë Shpalin (shih: Lufta e Shpalit). Forcat partizane u mbrojtën me sukses dhe gjatë natës së 25-26 tetorit kundërsulmuan në një front prej 2-3 km. Gjermanët u tërhoqën të shpartalluar, duke lënë më se 150 të vrarë, qindra të plagosur dhe 50 robër. U zunë robër edhe 100 xhandarë, si dhe një sasi e madhe materialesh e teknike luftarake. Nga partizanët ranë dëshmorë 12 veta dhe u plagosën 35 të tjerë. Fitorja në luftën e Gëziqit shënoi çlirimin e krejt Mirditës.

(R. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Gëziqit


[cite]