LUGJET E DOBËRDOLIT-SULBICËS


LUGJET E DOBËRDOLIT-SULBICËS
✤ Lugje akullnajore në skajin më VL të Alpeve shqlptare (rrethi i Tropojës) në lartësinë 1800-2000 m, në fillimin e luginës së 1. të Gashit (Dobërdoli) dhe atij të Tropojës (Sulbica). Janë të ndërtuar prej shkëmbinjsh magmatikë intruzivë (granodiorite) dhe efuzivë. Kanë reliev tepër të butë, në formë lugu dhe ndahen midis tyre nga qafa e Dobërdolit (2200 m). Lidhen me luginat me pragun e Koshuticës dhe të Sulbieës. Në pjesën më të sipërme të tyre (nga ana VL) gjenden 15 liqene akullnajore, 8 në Dobërdol e 7 në Sulbicë. Midis tyre dallohet Liqeni i Dashit dhe ai i Sulbicës (Liqeni i Madh). Kanë kullota alpine shumë të pasura.

(Gj. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lugjet E Dobërdolit-Sulbicës


[cite]