LUI HERBERT


LUI HERBERT
✤ (Herbert Louis). Gjeomorfolog dhe gjeograf gjerman. Vizitoi ‘ Shqipërinë në vitet 20 të shekullit tonë dhe botoi një varg veprash e artikujsh gjeografikë me vlerë për vendin tonë. Shqipëria (Albanien 1927), Harta e re e Shqipërisë 1:200.000. (Die neue Karte von Albanien 1:200.000, 1926). Njoftime mbi morfologjinë akullnajore të Epirit shqiptar (Glazial Morphologische Beobachtungen von Albanische Epirus, 1926), Punime topografike në Shqipëri (Topographische Arbeiten in Albanien, 1925). Libri «Shqipëria» jep një pasqyrë të hollësishme fiziko-ekonomike të Shqipërisë së kohës. Përshkrimi fizik, sidomos ai i relievit, ruan vlera edhe sot. Jepet edhe një skemë e rajonizimit gjeografik të Shqipërisë. Harta ‘gjeografike e Shqipërisë në shkallën 1:200.000 është mjaft e hollësishme dhe e saktë. Disa elemente si lumenjtë kryesorë janë paraqitur në evolucionin historik të tyre me shtretërit e vjetër dhe të rinj.

(P. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lui Herbert


[cite]