Luka
(greqisht: Λουκάς) Ungjillori Luka ishte nga Antiokia dhe ushtronte profesionin e mjekut. Ka shoqëruar Apostull Pavlin gjatë udhëtimit të dytë apostolik. Vite më vonë predikoi krishterimin në Dalmaci, Gali, Maqedoni dhe Greqi e arriti deri në Egjipt ku u bë kryeprift. Lukai predikoi me zell krishterimin derisa u martirizua rreth moshës 80- vjeçare në Thivaidha të Egjiptit. Ungjillori Luka ka shkruar Ungjillin e tretë, që mban emrin e tij si dhe Veprat e Apostujve. Një traditë thotë se Ungjillori Luka ka pikturuar ikonën e parë të Hyjlindëses.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]