LULËZIMI


LULËZIMI
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (VP) në rrugën Tepelenë-Ballsh. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Zhulaj, Krahës, Krahës i Sipërm, Levan dhe Allkomemaj; popullsia gjithsej 3292 banorë. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1942, në dhjetor 1942 u bënë luftime të ashpra për rrëzimin e komunës së Krahësit. Më 27.1.1943 u formua çeta partizane «Verikoll» që më pas u quajt çeta «Ismail Kaso». Në shtator 1943 u ngrit spitali partizan. L. u çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, sidomos të misrit. Është e zhvilluar edhe pemëtaria. L. ka shkollë të mesme, shtëpi kulture, spital, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lulëzimi


[cite]