LUMEZI LAZËR
✤ (1870-1941). Veprimtar i përhapjes së arsimit laik në krahinën e Kosovës, metodist i gjuhës shqipe, autor tekstesh shkollore, i mbiquajtur nga populli Lazër shqiptari. Lindi në Prizren, ku edhe punoi më pas si mësues. Përkrahu përhapjen e alfabetit të Manastirit, ishte një nga organizatorët kryesorë për hapjen e shkollës së Zhurit dhe dha ndihmesë për themelimin e shoqërisë «Besa-Besë» të Pejës. Me veprimtarinë e tij prej 40 vjetësh dha ndihmesë për zgjerimin e rrjetit arsimor në gjuhën amtare në Kosovë, për ngritjen e nivelit të punës metodike në shkollë, si dhe për organizimin e veprimtarisë jashtëshkollore nga mësuesit.
(Sh. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lumezi Lazër
[cite]