LUMI I TOMORICËS
✤ Degë e Devollit, rrjedh në J të rrethit të Gramshit, ka gjatësi 41.7 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 376 km!, lartësi mesatare 878 m dhe prurje 8 1/sek. Ka rrjedhje të rrëmbyer me pjerrësi të shtratit 31 m/km. Nga P kufizohet nga vargu malor Tomor-Kulmakë dhe nga L nga Koshnica dhe Çipa. Shpati i djathtë është më i gjerë dhe më i shtruar, ka shtrirje gjatësore të rregullt me drejtim të rrjedhjes nga VP, me luginë të gjerë e të përbërë nga flishi, me rrjet të dendur përrenjsh. Ushqehet nga mjaft burime nëntokësore karstike që dalin në kontaktin e gëlqerorëve me flishin si në Ujanik, Kërpicë, Sotirë, të cilët janë fillime të disa përrenjve. Pranë derdhjes në Devoll në afërsi të Gramshit, formohet një deltë e thjeshtë, e cila e ka bërë Devollin të zhvendoset nga e djathta.
(R. S.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lumi I Tomoricës
[cite]