LUNDËRZA


LUNDËRZA
✤ (Lutra lutra L.) Kafshë e egër mishngrënëse e familjes së shqarthëve (Mustelidae)., me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë 120-150 cm (bishtin 35-55 cm) me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga_ ana barkore, peshon 6-15 kg. Jeton 14-16 vjet. Është e përhapur në gjithë Evropën, në Azi dhe në Afrikën e V. Në Shqipëri ndeshet kudo në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje. Njihet edhe me emrin «vidra». Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Femra mbarset zakonisht në pranverë e pas 9 javësh pjell 2-4, këlyshë të cilët pas 2 muajsh i nxjerrpërtë gjuajËshtë kafshë e dëmshme në ekonomitë e rritjes së peshkut. Gjuhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme. (F. L.-L.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lundërza


[cite]