LUNXHËRIA


LUNXHËRIA
✤ Krahinë fiziko-gjeografike dhe etnografike në rrethin e Gjirokastrës. Shtrihet gjatë rrëzës P të malit me të njëjtin emër, nga fshati Hormovë në VP e deri tek Gryka e Suhës në J, nga kreshta e malit të Lunxhërisë në L e deri tek lugina e Drinos në P. Është e ndërtuar nga gëlqerorët dhe flishi, që përbëjnë krahun lindor të një rrudhe antiklinale të prirur në drejtim të P dhe të koklavitur nga shkëputjet tektonike. Relievi është maloro-kodrinor me rënie graduale në drejtim të P. Pjesa e sipërme e shpatit, mbi 900 m e ndërtuar nga gëlqerorë ka pamje të njëtrajtshme, ndërsa pjesa e poshtme, e ndërtuar nga flishi, është e çrregullt dhe mjaft e copëtuar nga gërryerjet. Këtu ka përrenj të shumtë (përroi i Dhoksatit, i Qestoratit, lumi i Nimicës etj.) që zbresin me shpejtësi të madhe. L. ka shumë burime ujërash karstike, sidomos pranë shkëputjeve tektonike. Tërheq shumë lagështi për shkak të pozicionit të saj përballë erërave shiprurëse. Pyjet janë të rralla. Gjetjet e shumta arkeologjike (Këllez, Dhoksat, Erind), sidomos qyteti antik i Antigonesë, dëshmojnë se L. ka qenë e populluar qysh në kohë të lashta. Për shkak të kushteve të këqija të jetesës para Çlirimit burrat që në .inoshë të re detyroheshin të mërgonin. Punët e bujqësisë i kryenin gratë dhe blegtoria shkonte drejt rënies. Kultivohej veçanërisht rrushi. Fshatrat e L. ishin të vogla, afër njëri-tjetrit, me shtëpitë rreth qendrës së fshatit, të ngjashme me shtëpitë qytetare të Gjirokastrës. Burrat mbanin në kokë feste të zezë. Shumë e përmendur për bukurinë dhe pasurinë e saj është veshja lunxhe. Gruaja mbante gunën e leshtë, me ngjyrë të zezë, të zbukuruar me gajtanë me ngjyra të ndryshme, më pas u përdor coha dhe kadifeja e zezë ose blu e errët, qëndisur me fije mëndafshi e ari. Kostumet i punonin mjeshtër rrobaqepës vendës. E njohur është edhe vallja lunx’nio’te. “Pas Ç&As&i jioT-.Ç

fe&issft të dukshme në të gjitha fushat e jetës. Sot në fshatrat e L. që bëjnë pjesë në fshatrat e bashkuara Asim Zeneli, Erind, Muzo Asqeri, janë të zhvilluara bujqësia e blegtoria e në mënyrë të veçantë pemëtaria. Çdo fshat lidhet me Gjirokastrën me rrugë automobilistike. Blloqet e shumta me pemë frutore, brezaret, ujëmbajtësit, ripyllëzimet etj. e kanë ndryshuar edhe mjedisin e L.

(F. Kr.-Rr.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lunxhëria


[cite]