LUZNIA
✤ (Katundi i Ri). Fshat në rrethin e Dibrës, në JP të qytetit të Peshkopisë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Arapaj i Epërm dhe i Poshtëm, Hoteshi, Katundi i Ri, Lishani i Epërm dhe i Poshtëm, popullsia gjithsej 4375 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë nga gjetjet në Gjytetin e Hoteshit Në korrik të v. 1944 këtu ka kaluar Divizioni I S. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. Qendra e koop. së bashkuar «Xhafer Shahini» formuar më 1969 është Katundi i Ri. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave dhe rriten bagëtitë e imëta. L. ka shkollë të mesme bujqësore, 2 shkolla 8-vjeçare, vatër kulture, spital, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luznia


[cite]