LUZI I VOGËL


LUZI I VOGËL
✤ Fshat fushor në rrethin e Durrësit, në J të Kavajës. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat fushorë: Vorrozen e Beden dhe fshatrat kodrinorë: Habilaj, Leshtej, Cikallesh, popullsia gjithsej 8000. Vendbanimi i lashtë ishte pranë rrugës Egnatia. Me emrin L. përmendet qysh në mesjetë. Popullsia ka marrë pjesë në Luftën ANÇ. U çlirua më 14.11.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. L. është qendër e koop. së bashkuar. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave (grurë, misër, oriz) dhe të bimëve industriale (pambuk, luledielli). L. i V. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luzi I Vogël


[cite]