MËSYMJA E D I S NË SHQIPËRINË E MESME E TË VERIUT
✤ (26.6-10.9.1944). I pari operacion mësymës operativo-strategjik, që zhvilluan njësitë e D I S në bashkëveprim me njësitë e tjera të Ushtrisë NÇSH, në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të Ushtrisë NÇSH për çlirimin e Shqipërisë në veri të Shkumbinit në thellësi të prapavijave të armikut, për ta goditur atë në bazat e tij më të forta, në rezervat e tij kryesore. Duke u mbështetur në vendimin e Kongresit I Antifashist të Përmetit për t’u dhënë grushtin e vdekjes pushtuesve gjermanë dhe reaksionit të brendshëm, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë jNÇSH shoku Enver Hoxha, më 1 qershor 1944. lëshoi urdhrin e mësymjes së D I S për çlirimin e Shqipërisë së Mesme e të Veriut. Megjithëse mësymja e DI S në veri të Shkumbinit u ndërpre përkohësisht për shkak se armiku filloi Mësymjen e Përgjithshme të Qershorit 1944 (shih), urdhri l 1 qershorit mbetej në fuqi. Zhvillimi me sukses i kundërmësymjes së Ushtrisë NÇSH, në dyjavëshin e dytë të qershorit, krijoi kushte për kalimin e D I S në veri të Shkumbinit. Më 18 qershor, shoku Enver Hoxha e urdhëroi komandën e DIS që të kalonte pa humbur kohë në mësymje _në veri të Shkumbinit, pa pritur që të mbaronte operacioni armik në Jug, dhe kritikonte rreptë ngurimet që qenë shfaqur në shtabin e DIS lidhur me këtë mësymje. Frymëzues i këtyre ngurimeve ishte armiku i Partisë dhe i popullit Mehmet Shehu, .atëherë nënkomandat i DIS. ‘Në të vërtetë kundërshtimi i M. Shehut nuk ishte një gjë e :rastit. Ai puqej me planin anglo-amerikan për të mos lejuar kalimin e formacioneve të Ushtrisë NÇSH nga Jugu në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Në bazë të urdhrit të Komandantit të Përgjithshëm, më 25 e 26 qershor, D I S i Ushtrisë NÇStl kaloi Shkumbinin. Në fazën e parë të mësymjes së forcave të DIS (26.6-3.7.1944) përfshihen kalimi në befasi i lumit Shkumbin e i rrugës automobilistike prej Qafëthanës deri afër Peqinit, si dhe veprimet luftarake mësymëse të befasishme, në shumë vende me njësi të shpërqendruara për çlirimin e krahinave në veri të rrugës Librazhd-Elbasan-Tiranë, gjer në kufi të Zerqanit e të Matit. Në fazën e dytë (3-28.7.1944) •jajësitë e Divizionit, në bashkëveprim me forcat territoriale e popullsinë e armatosur, çliruan zonat në verilindje të Tiranës, duke përfshirë edhe çlirimin e Shupalit dhe të Matit, ku forcat e Legalitetit morën goditjen e parë shpartalluese, Po gjatë kësaj faze njësitë e D përballuan me sukses edhe operacionin e nazistëve gjermanë «Falkenauge» (Syri i skifterit) (shih). Në fazën e tretë (28.7-10.9.1944), në zbatim të orientimeve të reja të Komandës së Përgjithshme D fillimisht veproi i përqëndruar me të tri brigadat në bregun e djathtë të Drinit të Zi. Më 29 korrik u çliruan Peshkopia e krahinat e saj, si dhe u zhvillua sulmi mbi Dibër (shih). Më pas Br. I S veproi në zonat e Matit dhe më 20 gusht çliroi përfundimisht Burrelin dhe gjithë krahinat e Matit, Br. IV S (shih) çliroi Lurën e Mirditën dhe Br. V S veproi në zonën e Peshkopisë e të Dibrës, të cilën në bashkëveprim me Br. XVIII S (shih) e çliroi më 3 shtator. Po gjatë kësaj faze njësitë e D bënë që të dështonte operacioni i nazistëve gjermanë «Fyksenjagd» (Gjuetia e Dhelprave) (shih). Njësitë e DIS, në bashkëveprim me njësitë e tjera të Ushtrisë NÇSH dhe me popullsinë e armatosur, zhvilluan luftime të ashpra e kryen manovrime të mëdha, në zona të gjera, për 75 ditë rresht, duke u ndeshur me forca të mëdha gjermane e reaksionare, u shkaktuan atyre humbje të shumta dhe plotësuan me sukses objektivat e caktuara nga Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë NÇSH. Mësymja e D I S në Shqipërinë e Mesme e të Veriut përbënte një ngjarje me rëndësi të madhe historike. Ajo shënoi fillimin e mësymjes së përgjithshme të Ushtrisë NÇSH; hodhi baza të shëndosha për vijimin e operacioneve të tjera në zonat e Shqipërisë së Mesme e të Veriut për çlirimin e plotë të vendit; ajo bëri të dështojë plani i anglo-amerikanëve dhe i agjentëve të tyre për ta mbajtur Shqipërinë e Mesme e të Veriut si bazë të tyre për të realizuar qëllimet e tyre imperialiste ndaj vendit tonë. (K. C.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mësymja E D I S Në Shqipërinë E Mesme E Të Veriut
[cite]