MËNDAFSHI
✤ Fije natyrore shumë e hollë që nxirret nga fshikëza e krimbit të mëndafshit (shih). Përdoret për prodhimin e pëlhurave për veshje, për qëllime zbukurimi e teknike. Është më i fortë se pambuku e leshi, përmban 11% lagështi dhe e thith atë më pak se leshi; është më i lehtë se pambuku dhe në gjendje të thatë është përejellës i keq i nxehtësisë. Të dhënat historike dëshmojnë se që në shek. XIII mjaft qytete të Shqipërisë si Durrësi, Vlora, Berati, Shkodra, Drishti e Pulti ishin të përmendura për prodhimin e mëndafshit. Më 1860 në Shkodër u ngrit edhe manifaktura për prodhimin e mëndafshit me disa makina të thjeshta. Tradita e punimit zejtar të M., në rreth 200 punishte të vogla që ishin në Shqip’ëri e mbi bazën e të cilës u zhvillua edhe qëndistaria, u ruajt deri në shek. XX. Në vitet 20 në Shkodër u ngrit edhe një punishte për prodhimin e pëlhurave të mëndafshta. Sot punimi i M. hëhet në fabrikën e re të mëndafshit, ngritur në vitin 1971 pranë Fabrikës së pëlhurave në Shkodër (shih). (M. Kt.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mëndafshi
[cite]