MËLYSHI PAL


MËLYSHI PAL
✤ (1927-1950). Luftëtar trim e i vendosur i Luftës ANÇ dhe për mbrojtjen e pushtetit popullor, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Malaj të Mirditës. Që në moshë të re përqafoi idetë komuniste, u pranua në RKSH (1942) dhe në bashkëpunim me Bardhok Bibën (shih) punoi për fitoren mbi pushtuesit e huaj e tradhtarët e vendit në krahinën e Mirditës, partizan në çetën e Mirditës (1944). Anëtar i PKSH më 1945. Pas Çlirimit punoi si punëtor Partie në rrethin e Shkodrës e pastaj të Mirditës, ku u dallua për guxim e hesnikëri në zhatimin e vijës së Partisë, për lidhje të ngushta me masat dhe për urrejtje të pakufishme ndaj armiqve të popullit. Duke vepruar për një kohë hrenda në radhët e handave të kriminelëve e të diversantëve kreu me gjakftohtësi, pjekuri dhe trimëri të rrallë detyrat që iu caktuan për zbulimin e shpartallimin e tyre. Ra heroikisht në krye të detyrës, në përleshje me armiqtë më 12.4.1950.

(H. L.—R. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mëlyshi Pal


[cite]