MËZEZI
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (P). Vendbanim që nga fundi i shek. XVIII. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në tetor 1943. Fshati është djegur tri herë nga pushtuesit. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1952. Është sektor i NB «17 Nëntori». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i perimeve dhe i qumëshfit. Pranë fshatit është ngritur miniera e qymyrgurit dhe ajo e rërave. Ka shkollë 8-vjeçare, ambulancë, muze, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mëzezi


[cite]